• May 28, 2023

Diell apo shi? Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë ju pret këtë javë

Kjo paqëndrueshmëri po vijon tashmë prej disa javësh dhe do të vijojë akoma ndërsa karakteristikë e kësaj situate është “moti tropikal”.

“Moti tropikal” thënë kjo pasi për të gjitha ditët e javës moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Duke nisur pas orëve të mesditës (vecanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore shtim vranësirash deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.

Megjithatë në ditë të vecanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *