• June 4, 2023

NDODH EDHE KJO / 3 Mjekët shqiptarë ‘braktisin’ Gjermaninë – kthehen në Kosovë

Remzi Gashi, specialist i kirurgjisë abdominale, Besnik Ismajli, specialist në mjekësi interne dhe gastroenterologji dhe Arton Grajqevci, specialist i urologjisë, së fundmi janë bërë pjesë e ekipës së spitalit privat Olive. Të tre doktorët janë kthyer në Kosovë, për të sjellur eksperiencat kontributin dhe risitë që Kosovës i mungojnë.HAP REK LAMEN ME POSHTE Per Iajmin e PIote. LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN DHE HAPE LAJMIN

Kohëve të fundit, lajmet për ikjen e punëtorëve e veçanarisht të doktorëve, nga Kosova për në vendet evropiane nuk kanë qenë të pakta.

Por, fillimi i viti 2023, ishte ndryshe. Janë tre doktorë kosovarë që për më shumë se 20 vite, punojnë dhe veprojnë në Gjermani, që vendosën dhe u kthyen në vendin e tyre të lindjes, për të sjellur të gjitha eksperiencat, kontributin dhe risitë që Kosovës i mungojnë.

Pavarësisht se i kishin të gjitha kushtet nëpër spitalet më të mira në Gjermani, Remzi Gashi, specialist i kirurgjisë abdominale, Besnik Ismajli, specialist në mjekësi interne dhe gastroenterologji dhe Arton Grajqevci, specialist i urologjisë, së fundmi janë bërë pjesë e ekipës së spitalit privat Olive.

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, doktorët e kthyer nga Gjermania në Kosovë, u shprehën shumë entuziastë për mundësinë që spitali Olive, ua ka ofruar që ata të sjellin në vendin e tyre gjithë dijen dhe përvojën e fituar për më shumë se 20 vite në spitalet në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *