
“Jo gjithçka sillet rreth seksit, drogës dhe rock’n’rollit” – Dua Lipa lexon para koncerteve
user
- 0
Seksi, droga dhe Rock’n’Rolli janë imazhi i parë që na shkon në mendje kur ne mendojmë për këngëtarët që janë në turnePor, pop ylli kosovar, Dua Lipa tregon se nuk duhet ta gjykoni një libër nga kopertina – thënë thjesht dhe fjalë për fjalë.Këngëtarja (27) ka treguar se ajo ka organizuar që nga 2016, një klub lëximi të librave me skuadrën e saj gjatë tri viteve sa ishte në turne.HAP REK LAMEN ME POSHTE Per Iajmin e PIote. LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN DHE HAPE LAJMIN
“Para se të filloja me turne, udhëtoja shumë. Kështu që mora një vendim të paramenduar. Nëse nuk flija, të lexoja. Të ndihmon që të lexoni tregime të ndryshme”, ka thënë ajo për faqen zyrtare të Hay Festival, transmeton GazetaExpress.
“Sidomos në turne, ndihesha se tashmë kisha një klub librash me vallëtarë dhe fotografë dhe të gjithë shkëmbenim librat me njëri tjetrin, mes grupit tonë”.
“Ishte, të themi, ajo ndjenja e komunitetit por ne kishim disa gjëra shtesë për t’i biseduar për shkak se është një rutinë reale që ndodh në një turne…është një gjë e njëjtë çdo ditë. Kështu që të jemi biseda të ndrushme apo gjëra të ndryshme që ndodhin përmes këtyre libra ishte një gjë argëtuese për ne”.