Shqiptarja, Jasmina Cunmulaj është shpallur në 2016 Miss Michigan. Pavarësisht sukseseve, ajo vendosi që ta lërë modelingun dhe t’i përkushtohet shëndetësisë. SHTYP KETU DHE LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN DHE HAPE LAJMIN
Në një lidhje me Skype nga Italia, ku dhe po kryen doktoraturën, Jasmina ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ëndrra e saj më e madhe në jetë ka qene të ndihmojë njerëzit, prandaj bëri dhe këtë zgjedhje.
Sakaq, Jasmina i është falenderuar prindërve, të cilët pavarësisht se kanë qene larg Shqipërisë i kanë trashëguar kulturën dhe gjuhën tonë.
“Unë kam pasur gjithmonë qejf të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë dhe një mënyrë për ta bërë këtë ka qene shëndetësia. E kam ditur përherë që bukuria e jashtme vdes me kohë, por bukuria e brendshme është përgjithmonë. Ka qene shumë e rëndësishme për të bërë shkollën dhe të ishte diçka më e madhe.
Prindërit nuk më kanë lënë të harroj as kulturën dhe as gjuhën shqipe dhe për këtë jam shumë krenare. Unë e kuptoj, çfarë është të jesh shqiptare dhe malësore. Jam shumë e gëzuar që jam shqiptare”, u shpreh ajo./abcnews.al