
Policia italiane, si blihet nga tr afikantët shqiptarë të ar.mëve për një tavolinë VIP në diskotekë
user
- 0
Në mars të vitit 2022, gjatë një kontrolli, agjentët e policisë së Firences gjetën në shtëpinë e Artan Bajraktarit pu.shkë dhe pi.stoleta të padeklaruara. Por badigardi shqiptar është mik i Alessandro Migliore dhe duhet mbrojtur. Pra ar mët nuk konfiskohen!
Nga Giuliano Foschini e Fabio Tonacci | La Repubblica
Një pi.stoletë e përdorur nga një shtetas shqiptar për të kërcënuar me jetë të dashurën e tij është “harruar” gjatë kontrollit. Ashtu siç u “harruan” dy p.ushkë dhe një karikator.
I dyshuari është “special”: I pandaluar asnjëherë nga policët e repartit të Verona Volante sepse shqiptari me emrin Artan Bajraktari, përveç se është tregtar ar mësh, është edhe miku i tyre.
Ai punon si truproje në club Piper, i lejon të hyjnë falas, rezervon tryezën më të mirë në prive VIP për policët që vijnë aty. Prandaj, duhet të mbrohet. Në kurriz të sigurisë publike dhe sigurisë së gruas së kërcënuar.
Në hetimin për abuzimet e Departamentit të rendit të Komisariatit të Policisë Verona nuk është vetëm “dhuna fizike” e përmendur nga gjyqtarja hetuese Livia Magri për të fejuarën e Bajraktarit.
Dhe hetimi lindi kështu: jo më shumë nga ankesa e të dh.unuarës, sesa nga një përgjim i rastësishëm telefonik.
Natën e 24 marsit 2022, agjenti 25-vjeçar Alessandro Migliore (në foto), së bashku me dy kolegë të tij, thirren për të kryer kontrollin e makinës dhe banesës në Villafranca di Verona të shtetasit Sabah Bajraktari, i cili u denoncua se kishte kë.rcënuar me pi.stoletë model Mak.arova, të fejuarën e tij.
Me të mbërritur në vend për të kërkuar a rmën e zj arrit, policët fillojnë të rrëmojnë në gardërobë, por ajo që gjetën i shtangu. Në sirtarin e sipërm ishte pasaporta e vëllait të Sabahut, Artan Bajraktari. Ky, për oficerët e policisë Veroneze, nuk është vetëm një emër. Artani është mik i Migliores. Të gjithë e dinë, me sa duket.
Ndaj hetimi u mbyll me një deklarim të rremë pa përmendur faktin dhe provën.
Ajo që Migliore dhe të tjerët kishin “harruar” ishte se telefonat e Bajraktarëve ishin vënë nën përgjim nga prokuroria për një hetim për trafik ar mësh.
Dhe kur Artani telefonon një shok disa ditë më vonë për t’i treguar për kërkimin e bërë në atë banesë, një pistë hapet për hetuesit e Skuadrës hetimore që po e dëgjonin përgjimin.
“Unë vlej sa floriri! Isha “pis” në shtëpi, policët, ai i riu Alessandro… ata që dreqin të prezantova, erdhën në shtëpinë time. Por kisha dy pushkë, një silenciator pushke dhe dy pi.stoleta”.
Bashkëbiseduesi e pyet nëse janë të regjistruara. “Çfarë regjistrim trapi thua! Zoti më shpëtoi, kur hapi sirtarin e sipërm gjeti pasaportën time, e hapi, ia ktheu kolegut dhe i tha ‘po shiko kush është’.
Pastaj erdhi shefi i këtij dhe e pyeti nëse kishin gjetur diçka: “Më thuaj a ke gjetur gjë?”. Ai polici i tha duke i treguar pasaportën: “Jo, por shiko kush është, shiko çfarë është shkruar…”.
Eprori e pyeti “Kush është ky?” dhe polici u përgjigj: “Ai është shoku ynë!” (…)”. “Si shoku yt? Është shoku yt apo i njohur?” dhe ai u përgjigj: “Jo, jo, është shoku ynë, kemi dalë për të ngrënë e për të pirë bashkë!” Në atë moment ai i tha: “Ok, kontrolli mbaron këtu. Negativ!” E kuptove? Më shpëtuan b ythën!”
Por, pas kësaj telefonate, shpëtimtarët e tij u futën në telashe. /përktheu noa.al/