• June 9, 2023

Arbana Osmani e ironizoi publikisht, Balina zbulon nëse është ftuar në dasmën e moderatores

Balina Bodinaku ka folur ditën e sotme për deklaratën e Arbana Osmanit në ‘Post Big Brother Vip’ e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.

 

 

E ftuar në emisionin “N’kafe”, Balina u shpreh e habitur për këtë përcaktim duke kujtuar vetë deklaratat e Arbanës e cila është shprehur më herët se opinionistët kanë mendimin e tyre.

“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”, është shprehur.

Më pas pyetur nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë, Balina u shpreh se nuk priste një ftesë por i uroj më të mirat, që çdo gjë të shkojë ashtu sikurse ajo ka ndërruar.

“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”

Kujtojmë se Arbana ka thënë për Balinën se:“Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

Kjo deklaratë krijoi përçarje mes tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *