• June 9, 2023

Një shtetas rus ka vdekur në Egjipt, pasi u sulmua nga një peshkaqen tigër. Momenti kur kafsha ka sulmuar 23-vjeçarin është xhiruar, njësoj siç është xhiruar dhe momenti kur peshkaqeni tigër u kap përmes rrjetave. Peshkaqeni iu dorëzuar autoriteteve egjiptiane për të bërë të gjitha kontrollet e mundshme. Shtetasi rus po notonte në ujërat pranë një resorti në Hurghada, kur peshkaqeni e sulmoi. Pavarësisht se i riu u përpoq të largohej me not, ai nuk mundi dot ti mbijetonte kafshimeve të peshkaqenit tigër. Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare deri të dielën.

Raporti mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit ka qenë dhe është një nga ‘misteret’ që i mbeti publikut pas përfundimit të edicionit të ‘Big Brother VIP 2’. E ku ka më mirë se për ta shuar kureshtjen sesa në emisionin ‘Përputhen’, aty prej nga Efi u bë e njohur.

 

 

“Do fillojë të kuptojë Efin”, ishte një nga mesazhet e ardhura nga publiku i “Për’puthen” për Luizin, teksa ishte sot në rolin e opinionistit.

“Atë e ka në dorë Brikenda, Efi ka qenë një konkurente siç ka qenë Brikenda. Noshta është tjetër gjë ta paragjykosh një format, ose një emision apo konkurent nga jashtë, është tjetër gjë kur je vetë brenda”, tha Luizi.

Më pas, ai u pyet gjerë e gjatë nga Bora për këtë raport.

Ja biseda mes tyre:

Bora Zemani: Si janë marrëdhëniet e tua me Efin? Takoheni?

Luizi: Mirë janë, unë s’kam kohë me pi kafe me nanë teme, jo më me Efin.

Bora Zemani: Po nëse do kesh kohë do pish kafe me Efin?

Luizi: Po do e pi, me qumesht të ftohtë ajo, makiato unë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *