• June 9, 2023

Sulmet e shqiponjave që nuk ju ka ndodhur të shihni, mund të sulmojë çdo gjë, madje edhe tigër..VIDEO

Shqiponjat dallojnë nga zogjtë e tjerë grabitqarë duke qënë se janë shumë të mëdha, shumë më të fuqishme si dhe kanë kokën dhe sqepin më të rëndë.Shumica e shqiponjave janë më të mëdha se cdo lloj tjeter zogu , përjashtim bëjnë disa lloje hutash.

 

 

Përmasat e një shqiponje variojnë nga 500g peshë dhe 40cm gjatësi; deri në 6.7kg – 9kg te shqiponja e Stellerit ose me një gjatësi deri në 1m si për shembull Shqiponja Filipinase.
Shqiponjat për të gjetur prenë, pra përdorin sytë e tyre. Ky shikim i fortë i shqiponjës vjen si pasojë se kanë bebëzën e syrit shumë të madhe dhe mund ti dallojë edhe difraksionet më të vogla të dritës.
Femra shqiponjë në të gjitha rastet është më e madhe se mashulli.
Shqiponjat strofkat e tyre i ndërtojnë në drunj shumë të lartë, ose në shkrepa e humnera, të paarritshme për kafshë tokësore. Shumë lloje i bëjnë nga dy vezë. Në shumicën e rasteve zogu më i vogël shndërrohet në ushqim për zogun më të madh , i cili zakonisht është femër , duke qënë se këto të fundit janë më mëdha. Prindërit këtu nuk marrin kurrë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *