• June 10, 2023

E FUNDIT/ Ishte futur në një qese, gjendet e hedhur pranë varrezave kafka e një gruaje në Berat

Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave në Berat.Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

 

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihen më shumë detaje.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *