• June 10, 2023

E ndjek çdo moment me GPS, kush është gruaja që nuk i ndahet Arbër Hajdarit?!

Arbër Hajdari i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani.Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës. Arbëri shprehet se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku.

I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *