• June 10, 2023

Mbahet parada shqiptare në SHBA, Blendi Fevziu live nga New York

Shqiptarët vishen kuq e zi, promovojnë vlerat tradicionale e kulturoreGazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai po ndjek nga afër paradën shqiptare në rrugët e New York.

 

Në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori në Klan News, Fevziu tha se janë me mijëra shqiptarët që janë mbledhur në këtë event të përvitshëm, të ardhur nga vende të ndryshme të SHBA dhe Europës.

Nga efektivë të policisë me origjinë shqiptare, e deri tek motoristat, Fevziu përcolli nga afër detaje nga kjo paradë tejet e veçantë. Të pranishëm ishin gjithashtu Princ Leka, Agron Shehaj, Gëzim Nika, Albërije Hadërgjonaj etj.

Shqiptarët për një orë rresht marshojnë në rrugët e New York, duke e veshur 45 Street 5th Avenue, me ngjyrat kuq e zi. Ky është viti i 15-të që organizohet kjo paradë dhe ky edicion i dedikohet 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Parada udhëhiqet nga banderola “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *