
Një tjetër ish-banor i BBV pjesë e ‘Kepi i VIP-ave’
user
- 0
Vitin që shkoi u transmetua për herë të parë ‘Kepi i Tundimeve’. Programi u regjistrua në ditët e ngrohta të verës, në një ambjent luksoz, me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Ata bashkëjetuan me njeri-tjetrin për 20 ditë, duke u argëtuar nëpërmjet sfidave të ndryshme por jo vetëm, qëllimi ishte t’i rezistonin tundimeve në ditët e nxehta të verës.
Ndërkohë, këtë vit duket se do ketë ndryshime dhe risia kryesore është pjesëmarrja e personazheve të njohura. Ai do transmetohet nga fillimi i korrikut dhe do jetë Prime-Time të dielave. Programi do moderohet nga Kiara Tito me autore Olsa Muhametin.
Deri tani është mësuar se disa nga ish-banorët e BBV do jenë pjesë e tij: Jori, Ronaldo, Kejsi.
E duket se një tjetër ish-banor do u bashkohet. Po flasim për Gerti Koxhën. Ky i fundit jo vetëm që ndodhet në Turqi por po ashtu ka postuar foto me Ronaldon dhe Keisin, duke na lënë të mendojmë se do jetë edhe ai pjesë e formatit.