• June 11, 2023

Italia deri në 1000 euro për prindërit e fëmijëve që bυllizojnë

Itali- Deri në 1000 euro për prindërit e fëmijëve që bu llizojnë.Po, në Riva Ligure, prindërit do të paguajnë nëse fëmijët e tyre shajnë, bu llizojnë ose ofendojnë fëmijët e tjerë. Gjobat do të paguhen me para ose me shërbime në komunitet.

 

 

 

Ky ligj i ri u njoftua nga Giorgio Giuffra, kryebashkiaku i Riva Ligure (një qytet bregdetar në bregdetin Imperia) për të kundërshtuar “fenomenet e ngacmimit qoftë edhe kibernetik, që po rriten midis fëmijëve.

Gjobat në vlerë monetare varjojnë nga 350 deri në 1000 euro.

“Objektivi i kësaj dispozite është sanksionimi i sjelljeve të dëmshme për njerëzit e tjerë apo për çështjet publike. Sanksionet nuk do të kenë rëndësi penale, por i kemi menduar për të sensibilizuar familjet për edukimin e duhur të fëmijëve të tyre, për rëndësinë e sjelljeve të drejta të bashkëjetesës civile në komunitet”,-tha kryebashkiaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *