
Një dimër i acartë ka goditur thuajse të gjithë SHBA-në, reshjet masive të dëborës dhe përmbytjet..VIDEO
user
- 0
Një dimër i acartë ka goditur thuajse të gjithë SHBA-të, ndërsa era e ftohtë, reshjet masive të dëborës dhe përmbytjet, kanë sjellë dëme të konsiderueshme.Shumë fluturime janë pezulluar, ndërsa në plot raste avionët kanë patur nevojën e ndërhyrjes për heqjen e akullit (de-frost), në mënyrë që të mund të fluturonin.
Moti ka ndryshuar në mënyrë drastike për shkak të një studie që mbërriti në fillim të kësaj jave. Stuhia në fjalë kishte përmasa të paprecedenta, duke u shtrirë nga Liqenet e Mëdha pranë Kanadasë, deri në Rio Grande, në kufi me Meksikën.
Si pasojë e kushteve ekstreme të motit, në autostradat e vendit janë regjistruar një sërë aksidentesh. Të paktën 12 persona kanë ndërruar jetë. 4 prej tyre ndërruan jetë në Ohio, atje ku ndodhi një aksident zinxhir që përfshiu 50 automjete.
Sipas sajtit Poweroutage.us, të paktën 1.5 milionë shtëpi e biznese në Amerikë, mbetën pa energji elektrike të premten (ditën e djeshme), si pasojë e motit esktrem. 200 milionë persona janë prekur nga kushtet ekstreme të motit.
Përsa i përket temperaturave, i ftohti rekord është regjistruar në Montana (sipas Shërbimit Meteorologjik amerikan), atje ku termometri ka shënuar minus 45 gradë celcius.