• June 12, 2023

Kush po i sulmon bizneset e Noizyt në Durrës? Reagon për zjarrin në lokal

Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, por nga ana tjetër në një postim në InstaStory biznesi njofton se shkaku ka qenë shkëndija elektrike.

 

Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale në lokalin e Bashkim Rajkut (babai Noizyt).

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Edhe me heret ne bizneset e Noizyt ka pasur disa incidente dhe demtime por ende nuk eshte e qarte kush fshihet pas ketyre sulmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *