Ishte i parkuar, merr flakë automjeti në Kavajë, dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim
user
- 0
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kavajë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit, teksa automjeti tip “Benz B Class” ishte i parkuar para shtëpisë së pronarit.
Njerëzit afër vendit të ngjarjes kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, duke thënë se kishin dëgjuar një shpërthim në momentet e para.
Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes ka shuar flakët, teksa policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit, teksa automjeti tip “Benz B Class” ishte i parkuar para shtëpisë së pronarit.