
Dikur e quanin ‘majmun’, 28-vjeçarja e lindur me një shenjë të rrallë hoqi dorë nga operacionet dhe… (FOTO)
user
- 0
Beatriz Pugliese, një grua bukuroshe nga Brazili, ka një shenjë unike që mbulon 80 për qind të trupit të saj. Por pavarësisht kësaj, ajo ka gjetur dashurinë dhe ka 9 vite me partnerin e saj. 28-vjeçarja ka zgjedhur të mos i nënshtrohet një operacioni tjetër për të ndryshuar pamjen e saj.
“Bright Side” shkruan se Beatriz ka lindur me një shenjë nevus, e cila është mjaft e rrallë dhe prek vetëm një në 500,000 njerëz.
“Unë gjithmonë do tu thoja të tjerëve se ne duhet të mësojmë të jemi të lumtur me atë që kemi, në çdo kuptim të jetë, por veçanërisht në dallimet tona. Duhet të shohim se çfarë jemi brenda”, ka thënë Beatriz kur është pyetur për këndvështrimin e saj për jetën.
Në vitin 2008 ajo ka bërë operacionin e fundit dhe më pas ka marrë vendimin e guximshëm që të mos bëjë më asnjë ndërhyrje tjetër për të ndryshuar pamjen e saj unike.
“Shpresoj të frymëzoj njerëzit e tjerë të përqafojnë ata që janë si dhe të jenë të sigurt në lëkurën e tyre”, ka shtuar 28-vjeçarja.
Kjo e fundit ka rrëfyer se në fëmijëri e kanë ngacmuar shumë për pamjen e saj, madje e kanë krahasuar edhe me një majmun. Për këtë arsye, ajo ka nisur që të ketë një dashuri të madhe për majmunët dhe kafshët e tjera.

Tani ajo aspiron që të punojë ngushtë me këto krijesa magjepsëse, pasi pasioni i saj për natyrën vazhdon të rritet.
Nga ana tjetër, 28-vjeçarja është e martuar me Fellipe Koroboff, 30 vjeç, me të cilin ka 9 vite bashkë. Ata u njohën në vitin 2014 në Brazil teksa po shikonin një ndeshje të Kupës së Botës.