• June 15, 2023

Reagon Edi Rama, i del përsëri në mbrojtje Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve kosovar nga policia serbe. Rama ka thënë se KFOR-i si duket nuk do të ndalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve.

 

Tutje ai shtoi se ata duhet të kthehen në shtëpi sa më parë, dhe se de-eskalimi mbetet prioritet.

“Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka shkruar Rama.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *