• June 16, 2023

‘Babai donte të më zhdukte e nënën ma mori C0VlDl’! Historia rrëqethëse e Julit që përloti të gjithë

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon ishte i ftuar Juli Zyrakja, i cili ka rrëfyer historinë rrëqethëse të jetës së tij.

 

45-vjeçari lindi me epilepsi e sëmundja u bë shkak që i ati jo vetëm ta mohonte, por ta braktiste. Juli madje tha se në atë kohë fëmijët me të tilla probleme kërkonin t’i zhduknin dhe po të njëjtën gjë donte të bënte dhe i ati.

 

 

Zyrakja tregoi më tej peripecitë e fëmijërisë, buIIizmin dhe dhunën barbare nga shokët e fillores që i thyenin syzet, i grisnin librat e madje e gjuanin dhe me gurë.

Mirëpo momenti më i dhimbshëm për të ishte vdekja e së ëmës, e cila nuk mundi të fitonte l uftën me C0VlDl-in.

“I druhesha shumë mamit natën. Zgjohesha, i jepja mëngjesin dhe kisha një kujdes special për të, vetëm ma mori C0VlDl. Covidi hyri fshehurazi në shtëpinë time. Ne ishim vak sinuar, ajo me dy doza Ph izer, kurse unë me dy doza Si noVac. C0VlDl-i më mori njeriun më të dashur të zemrës”, tha i prekur ai, ndërsa as Bieta s’mundi t’i mbante lotët.

Sot Juli jeton vetëm dhe vendosi që pas shumë vitesh shkëputje të nisë gjimnazin. Ai tregoi se studion deri në orët e vona të mbrëmjes. E ndërsa dëshira e tij më e madhe është të krijojë një familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *