• June 16, 2023

‘Çfarë të bën leku q*r. Kur ishe pa lekë, dukeshe si 60 vjeç! Komentoi Luizin, dhe mori përgjigjen epike nga këngëtari, por nuk e ‘falin’ fansat duke e ‘masakruar’ në rrjet

Ish banori i famshëm i BBV2, këngëtari Luiz Ejlli, është personi më i komentuar i momentit. Madje ai ka një ‘ushtri’ të tërë fansash mjaft prej të cilëve janë fanatikë.

Këngëtari gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në “Instagram”, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Në postimin e tij në fundit, mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.

“Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen:

“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, duke ia mbyllur gojën komentuesit.

Kaq ka mjaftuar që fansat e Luizit të shpërthejnë kundër tij. Aq i ashpër ka qenë reagimi sa ai është detyruar të fshijë gjithçka, e megjithatë situata nuk është qetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *