• June 16, 2023

E rëndë: Një grua hidhet nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë – pamje nga vendi i ngjarjes

E rëndë: Një grua hidhet nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë – pamje nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, raporton Gazeta Sinjali.

 

 

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitë relevante janë në kërkim të viktimës.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, tha Eleza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *