
Përgjaken rrugët, 2 viktima dhe 3 të plagosur brenda pak orësh (EMRAT-PAMJET)
user
- 0
Dy aksidente me pasoja fatale kanë ndodhur këtë të Premte në vend. Aksidenti i parë u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku një mjet tip ‘BMW X5’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Visar Meshi 35-vjeç dhe janë plagosur dy të tjerë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.