• June 17, 2023

Meloni puth Ramën dhe e përkëdhel nga faqet.

Gjatë ceremonisë së varrimit të Silvio Berlusconit, një moment i veçantë u vërejt mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.

 

Kur Meloni hyri në Katedralen e Milanos, ata shkëmbyen një përshëndetje të ngrohtë. Meloni kapi Ramën nga faqja duke e përkëdhelur.

Rama dhe Meloni kanë treguar se kanë një marrëdhënie të ngrohtë me njëri-tjetrin.

Një takim mes tyre në Moldavi tërhoqi vëmendjen, veçanërisht kur Rama e puthi në faqe Melonin para liderëve botërorë, duke shkaktuar debate politike në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *