• June 17, 2023

Shpërthen Luani i Shqiptarëve Luiz Ejlli: “Ika unë se do shtroj pllaka në Amerikë”

Luiz Ejlli, këngëtari i dashur për publikun, ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa ditë, ku ka mbajtur shumë koncerte. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka ndarë në rrjetet sociale se ka pasur takime me anëtarët e familjes së tij.

 

 

 

Mbrëmjen e sotme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” duke shprehur me shaka se bashkëshorti i motrës e ka vendosur atë për të punuar.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se këna me shtruar do pllaka”, thotë Luizi duke qeshur.

Ndërkohë kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *