
Dedektivja sherr me gruan: “Unë nuk i gjej të dashur burrit tënd” Gruaja: “E ka ai, ti merr vesh kush është ajo”
user
- 0
Rasti që trajtohet këtë herë në rubrikën “Një Herë Mat” nga detektivja e njohur Shkënda Lili flet për një grua që tregon se burri i saj e tradhton. Ajo shpreh shqetësimin se burri është gjithmonë jashtë shtëpisë, nuk kthehet në orar dhe mban erë alkool kur vjen.
Ai gjithashtu shpenzon kohën duke shkruar në telefon dhe e justifikon atë si dërgim e-mailesh pune. Gruaja pyet veten se ku shpenzohen të ardhurat e burrit, pasi asnjë lek nuk sjell në shtëpi.
Sipas raportit të detektives, është zbuluar se burri ka një rreze lëvizjesh nga shtëpia në punë, por në vend të punës ndonjëherë ai frekuenton kazinotë dhe një klub striptizmi.
Pas investigimit për tre ditë të tjera, burri nuk shihet në shoqëri me asnjë femër. Megjithatë, ai vazhdon rutinën e punës, duke frekuentuar edhe kazinonë dhe klubin striptizmi. Investigimi i detektives është i kufizuar vetëm në ambiente publike dhe nuk e lejon hulumtimin brenda bizneseve.
Pas shpjegimeve të Shkënda Lilit dhe Ervin Kurtit, gruaja revoltuar kërkon llogari përse nuk është kryer hulumtim brenda klubit të striptizmit. Ajo po ashtu vë në dyshim punën e detektives, pasi nuk beson që burri i saj nuk ka asnjë marrëdhënie me femra.
Gruaja: Nuk e gjej dot qetësinë, nuk jam e kënaqur me punën që ke bërë. Filloje nga fillimi.
Shkënda Lili: Puna ime është e kryer.
Gruaja: Do e bësh përsëri, të lutem!
Shkënda Lili: Mos e ngri zërin në zyrë. Halli është zgjidhur, erdhe, kërkove një shërbim, një investigim kundrejt burrit tuaj dhe rezulton që burri juaj nuk ka një femër tjetër. Se do ti të ketë një femër me patjetër, kjo nuk është në dorën tonë. Nuk jemi këtu për t’i gjetur femër bashkëshortit tuaj, jemi këtu për të parë se çfarë bën bashkëshorti juaj dhe për të zbuluar një të vërtetë.
Gruaja: Të lutem bëje dhe një herë.
Gruaja: Unë jam klient i pa kënaqur.
Shkënda Lili: Zonjë unë nuk mund t’i gjej të dashur burrit tuaj.
Shkënda Lili: Puna është e kryer dhe unë nuk e marr përsipër të vazhdoj një investigim tjetër me ju. Më vjen keq sepse nuk kam çfarë të investigoj më.
Gruaja: E ka gjet vetë ai, thjesht ta marrësh vesh kush është.
Shkënda Lili: Puna ime ka mbaruar me sukses, kështu që burrit tuaj kërkoji llogari për pjesën e kazinosë dhe klubit të striptizmit që është frekuentues i rregullt. Mos kërko qiqra në hell sepse bashkëshorti juaj nuk ka një femër.
Gruaja: Investigoje më gjatë.
Shkënda Lili: Unë ty nuk të marr më përsipër.
Gruaja del e inatosur nga zyra dhe e penduar pasi detektivja i kërkon të largohet, pasi nuk kishte më se çfarë të bënte për të, por të sqarohej me burrin e saj.