• June 20, 2023

I shkreti burrë. Detyrohet të pijë 20 litra ujë në ditë që mos vdesë. Shkon 50 herë në ditë në banjo.

Arkitekti gjerman Marc Wübbenhorst duhet të pijë të paktën 20 litra ujë në ditë, që të mos vdesë nga dehidratimi. 35-vjeçari vuan nga sëmundja e rrallë metabolike e diabetit insipidus, e cila shkakton etje të intensifikuar dhe eliminim të shpeshtë të sasive të mëdha të urinës.

 

Foto: Marc Wübbenhorst

Nëse Wübbenhorst ndalon të pijë ujë, ai mund të vdesë nga etja brenda disa orëve.

Etja e vazhdueshme ka qenë pjesë e jetës së Marc Wübbenhorst që i vogel. Nuk është një etje siç përjetojnë njerëzit normalë, pasi nuk zhduket pasi të pijë një gotë apo dy gota ujë.

Trupi i tij nuk mund të mbajë ujë, pasi veshkat e tij e eleminojnë lëngun pothuajse menjëherë pasi ai e pi. Marc nuk mund të injorojë etjen për më shumë se një orë, pasi fillon të përjetojë simptoma të rënda të dehidratimit, si buzë të thara, dhimbje koke dhe konfuzion.

Këto janë simptoma që shumica e njerëzve normalë i përjetojnë pas dy apo tre ditësh pa pirë ujë.

Edhe pse diabeti insipidus mund të zhvillohet në çdo moment të jetës, Wübbenhorst u lind me këtë gjendje. Si fëmijë, ai menaxhoi relativisht mirë gjendjen e tij, kishte shumë miq dhe përpiqej të jetojë një jetë normale, por në një pikë u bë shumë e vështirë, dhe ai ra në një depresion të thellë.

Çdo mëngjes në jetën e Marc Wübbenhorst fillon me një shishe ujë të madhe për tu ngopur, por nuk zgjat shumë, pasi ai menjëherë duhet të shkojë në banjë.

Është akoma më e vështirë gjatë natës, dhe 35-vjeçari pranon se ai nuk ka fjetur kurrë më shumë se dy orë rresht në gjithë jetën e tij. Ai gjithmonë duhet të ngrihet, të hidratohet dhe pastaj të shkojë në banjë për të eliminuar të gjithë lëngjet. Në total, ai viziton banjën deri në 50 herë në 24 orë.

Marc gjithmonë duhet të marrë parasysh gjendjen e tij kur planifikon orarin e punës dhe kohën e lirë. Situata si një udhëtim i gjatë me avion nuk mund të planifikohet si duhet për gjendjen e tij, pasi ai nuk do të dijë si të menaxhojë etjen në një emergjencë. “Disa gjëra, si udhëtimet e gjata ose disa sporte, janë jashtë mundësive të mia,” thotë ai.

Në intervistën e tij me Neue Westfälische, Marc kujtoi një ngjarje dramatike ku diabeti insipidus pothuajse e vrau.

Ai kishte një ditë jashtëzakonisht të gjatë në zyrë, dhe u gjet vetëm në trenin që udhëtonte për në shtëpi rreth orës 10:30 në mbrëmje, pa një shishe ujë.

Rruga deri në shtëpinë e tij nuk ishte shumë e gjatë, kështu që zakonisht nuk ishte arsye për shqetësim, por atë natë, treni pësoi difekt duke ngelur në rrugë dhe duke e lënë atë pa ujë për më gjatë se sa ishte parashikuar.

Kur zbriti në stacionin Jahnplatz, në Bielefeld, ai po përjetonte simptoma të rënda të dehidratimit. Ishte i dezorientuar dhe kishte nevojë të madhe për hidratim. Për fat të mirë, një mik i afërt ishte aty atë natë, dhe duke e ditur gjendjen e tij, i dha disa litra ujë dhe ia shpëtoi jetën.

Ai nuk mund të udhëtojë në distanca të gjata, por kjo e bën atë ta vlerësojë qytetin e tij të lindjes, Bielefeld, edhe më shumë. Ai ka qenë i angazhuar në projekte komunitare për një kohë të gjatë, dhe këtë vit ai do të organizojë panairin Sennestädter Weihnachtsmarkt, me ndihmën e komunitetit turk, baptistëve, menonitëve dhe ndihmës lokale për refugjatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *