
Shpërthen Sazan Guri: “Më keqpërmendin si pjesë e krimit. Tmerr. Sa ndotet oqeani me baltë aq ndotem dhe unë”
user
- 0
Ai argumenton se është i interesuar për të luftuar për të drejtën dhe trajtimin e drejtë të të gjithëve. Guri përmbledh disa nga përpjekjet e tij për të ndihmuar dhe mbrojtur kafshët dhe njerëzit, si dhe për të nxitur qeveritë vendore të trajtojnë çështjen e kafshëve dhe të tjerëve në mënyrë të përshtatshme.
Ai gjithashtu thekson se nuk është i interesuar të marrë projekte për kafshët, por është i përkushtuar në të mbrojturit e tyre dhe në sensibilizimin e shoqërisë në këtë çështje.
KAQ HERE E KAM THËNË
SE JAM PËR ÇFARË PËRBALLOJ DHE JO PËR CFARË BËJ!
Të shperndash ide sesi mbrohen të pambrojturit, qofshin njerëz për rastet ujë, hec-e, lumenj, qofshin edhe kafshë, ku me anë të këtij libri ndodhet edhe një kapitull, sesi Bashkitë duhent të trajtojnë kafshët e gjora dhe të keqpërmëndesh, sikur je pjesë e krimit, tmerr!
Po në zyrën time që ndaj me gruan, kujdes me zonjën time kolege njëherësh, dhe me punonjësa, kush është ai që ka ardhur për ndihmë dhe nuk e ka gjetur pritjen e ngrohtë dhe zgjidhjen e duhur me parimin se: Nuk di, nuk dua dhe nuk mund – nuk i njoh, normal qe behet edhe nje foto.
Po le të dalë një person kushdo qoftë që nuk është pritur në Zyrë si Zotni dhe si Zonjë, ku tavolina nuk rri kurrë pa sheqerka, pa fruta e pa një pikëz pije që kujtoj pritjen e prindërve të mi në shtëpi.
Po unë kam foto me mijëra studentë dhe njerëz të ndryshëm për kauzat e betejat që marr pjesë dhe normal që në këtë mori do dali edhe ndonjë dru i shtermbër, atëherë unë jam po dru i shtrembër?!
Ore mblidhni veten o njerëz, dhe mësoheni fort – SESA NDOTET OQEANI ME BALTË, AQ DIKUSH NGA JU QË PRISNI RASTIN, TË MË NDOSNI MUA. Kurrë s’kam për t’ja u dhënë këtë kënaqësi’!
Asaj vajzës nuk i kam dhënë projekt, por libër 3 -4 vjet me pare që ka mënyrë të thëni (shiko fotot poshtë) sesi të menaxhohet jeta e kafshëve endacake që kam pregatitur me kërkesë të z.Shalsi nënkryetar Bashkie diku në 2009 dhe e kam futur si kapitull në librin ‘Psikiologjia e Qenit’ që ja fala vajzës. Si ajo, kujtdo edhe qindra të tjerëve, sdm kur merren me kafshët. Kaq e thjeshtë.
Kurrë s’jam marrë me projekte për kafshët, me mijëra herë e kam deklaruar në TV ose në takim me Kryetar Bashkie që kam vajtur për kësi qëllimesh. Plot herë më janë drejtuar këta Kryetarë se c’mund të bëjmë me strehim e sterilizim të tyre dhe jam përgjigjur se nuk merrem, por me doktrinë sesi ata të mbrohen, po.
Kurrë s’kam vajtur në Kukës apo kudo për kësi gjerash tip projekte enkas per Qente, per traun e Kukesit, po, per cuarje ndihma vite me pare, po. Sesi Bashkia të gjejë mekanizma për t’i trajtuar kafshet, po kam fol nje rast me cel. kur ata i helmuan 3 vite me pare, dhe ajo po i ze si hak si ata qe duhet te merreshin dhe ata qe gjoja merren. Kam vajtur, biles me shpenzat e mia dhe me makina të rastit që të kurseja shpenzat personale si për në gjyqin e Pogradecit, te Elbasanit, kur askush nga kafshëdashësit nuk vinte, dhe për cfarë? Për të denoncuar raste të Bashkive Elbasan, pogradec, pse sillen kësisoj me kafshët?
Le ta thojë si vajza dhe ish Kryetari Kukës, apo Kryetari aktual Pogradec, apo ai i Elbasanit apo i ai i Durresit e kushdo që na ka ardhur Sazan Guri për projekte, por kurrë, sepse merrem me doktrinën sesi një qytetar i ndricuar të mbroj Qeniet e ulta, sepse tregon dinjitet të një Shteti, të një Populli dhe të një Kombi.
Dhe këtë mirësi e luftë me plot përpjekje, jo vetëm për kafshët, dikush don të barazojë, të ulë përpjekjet për mbrojtjen e gjithçkaje, dhe për cfarë, se mos po më prishet prona ime, se po e bëj sepse i shërbej dikujt, marr dicka, kurrë!
Ndaj e kam zgjedhur vetë kauzën e mbrojtjes si avokat mjedisor dhe ekspert pa një kafe, për mbrojtjen e të pambrojturve, qofshin kafshë pa gojë apo njerëz me gojë, përfshi edhe ata gojëcorap.
Le të dalë një antar komuniteti si Hec Dibër, Burim uji Lumas, Kucovë, Hec Tozhaj Berat, Laknas Tiranë, Laprakë, Pezë, Vlorë, Vjosë, Lengaricë, Piskovë Përmet për plehërat, dhe të pohoj se prof. Sazani na ka mbrojtur, duke na kërkuar diçka, por kurrë, dhe kurrë mos e shkoni ndërment të më ndalni hovin e sinqertë për kësi punërash!
Po mirë more ju të uruar e të mallkuar që mendoni kësisoj, nëse do merresha me projekte për Qentë, a nuk kam kauza pa fund që ngre për vlera komunitare! A kini dëgjuar të mos i jem gjendur dikujt me njohuritë e mia që e urrej atë që i mban nën sirtar ato dhe nuk i shpërndan si detyrë intelektuali për të mirën e kombit – KJO ËSHTË DEVIZA IME!